SHTIGJET E JETËS KULTURORE PARALELE TË '90-AVE'

NGA FLORENT MEHMETI

Një rrugëtim rrëfimor nga jeta kulturore paralele e '90-ave' në Prishtinë

Pikënisja:
Shtatorja Bill Klinton, lagjja Dardania, Prishtinë

Ejani me telefonin tuaj të mençur dhe kufjet tuaja për këtë rrugëtim.

Ky rrugëtim auditiv është krijuar nga memoaret nga jeta reale e artistit, Florent Mehmeti, gjatë viteve të nëntëdhjeta të shekullit të kaluar duke thurur kështu një eksperiencë artistike që përshkon jetën e të rinjve të Prishtinës në atë kohë, veçanërisht artistëve të rinj. Është e bazuar në ngjarjet reale, por e fuqizuar me mjete artistike nga vetë artisti. Rrugëtimi që fillon nga shtatorja Bill Klinton dhe përfundon te teatri Dodona, foleja e rezistencës kulturore të asaj kohë, kalon nëpër rrugë e rrugica që shpërfaqin momente e situata që rrallë herë përsëriten në histori.

Ky rrugëtim mund të bëhet në çdo kohë nga të interesuarit me telefonin e tyre 'të mençur' dhe kufjet duke shkarkuar audio 'ecjen' në aplikacion (ekzistojnë dy versionet: shqip dhe anglisht) dhe duke përcjellë detajet teknike të përshkruara më poshtë

Përkrahur nga:

PËRGATITUNI!

JU NEVOJITET TELEFONI JUAJ I MENÇUR DHE KUFJET TUAJA PËR TË PËRJETUAR KËTË UDHËTIM.

SHKARKOJENI DHE INSTALOJENI APLIKACIONIN
ECHOES NË TELEFONIN TUAJ:

GJEJENI SHTIGJET E JETËS KULTURORE PARALELE TË '90-AVE'
DUKE SKANUAR KËTË KOD
apo hyni ne hartë e Prishtines dhe gjejeni pinin e 'Ecjes'.

NËSE DËSHIRONI TË MOS SHFRYTËZONI INTERNETIN 3G/4G,
SHKARKOJENI ECJEN DUKE PËRDORUR 'WIFI' PARA SË TË DILNI JASHTË:

JU JENI GATI PËR TË SHIJUAR

Shtigjet e jetës kulturore paralele të '90-ave'

  • 1 SHKONI FIZIKISHT TE SHTATORJA BILL KLINTON NË LAGJEN DARDANIA, PRISHTINË
  • 2 DUHET TA AKTIVIZONI LOKACIONIN("LOCATION ON") NË TELEFONIN TUAJ PËR TË PËRJETUAR ECJEN.
  • 3 HAPENI APLIKACIONIN ECHOES DHE NE 'MENU' KLIKONI DOWNLOADED WALKS
  • 4 SHTYPNI STREAM WALK DHE JENI GATI PËR TË FILLUAR
  • 5 NËSE NUK E KENI GJETUR, ATËHERË MUND TA KËRKONI 'ECJEN' DUKE KËRKUAR “PRISHTINA”, APO "WALKS NEAR YOU" APO NË HARTË DUKE KLIKUAR 'PIN'-IN NË HARTËN E PRISHTINËS.

Ju lutem përcillni zonat e shenjëzuara duke filluar nga 1 deri 18.

PJu lutem qëndroni brenda zonave të shenjëzuara deri në përfundim të zërit, para se të lëvizni tutje dhe të hyni në zonën e ardhshme që është e emërtuar me numrin e ardhshëm.

Ju lutem keni kujdes ambientin përreth jush dhe trafikun në rrugë!

Ecja zgjat rreth 1 orë! Pika përfundimtare është Teatri Dodona, pjesa nr. 18.

Shijojeni dhe tregoni miqve tuaj!

Nëse keni vështirësi na shkruani në:

[email protected] or www.m.me/hapufest

Koncepti dhe zëri i Narratorit: Florent Mehmeti

Zërat tjerë: Luan Jaha, Lirak Çelaj, Shpëtim Selmani

Audio montazhi dhe miksimi: Pëllumb Ballata, SunnySound

Muzika e shfrytëzuar: Chris Rea - "The Road to Hell - Part One"; Rod Stewart - "I am sailing"; R.E.M. - "Losing My Religion"; Luciano Pavarotti - 'O Sole Mio'; Joaquin Rordrigo & John Williams - 'Concierto de Aranjuez'; Antonio Forcione Quintet - 'Tarantella'; Armend Xhaferi Trio - ' Luli's'; Armend Xhaferi Trio - ' Mzati i Vogel'.