festivali

Programi

e enjte, 23/09e mërkurë, 29/09Çdo kohë
17:00
TOPI (RECIKLUES) "Topi (reciklues)" merr për bazë realitetin shoqëror aktual në Prishtinë dhe botë. Është një grumbullim i mbeturinave që bashkëjetojnë me Prishtinën për t'u formësuar në një top gjigant performues i përbërë prej tepricave tona të përditshme. Duke formësuar një trajektore përbrenda shtigjeve të parkut të qytetit, topi vazhdon rrugëtimin e tij në rrugët e Prishtinës derisa të mbërrijë vendin përfundimtar në Kampusin e Universitetit të Prishtinës. Instalohet aty si një skulpturë e përkohshme në hapësirë publike duke na përkujtuar se ne duhet të vendosim një "normë" në këtë konstalacion tonin kolektiv. Dhe kjo normë është po aq e rëndësishme sa cilado normë tjetër në jetët tona. Ne jemi të rrethuar me gjëra që duket sikur janë të arsyeshme dhe që kanë kuptim. Por a është ashtu me të vërtetë? A kanë kuptim kushtet tona të jetesës? A kanë kuptim veturat? A kanë kuptim rrugët? A na çoi tutje si qytetërim ky evolucion? Vendi: Pikënisja: Parku i qytetit Prishtinë (pjesa e epërme e parkut)

E enjte, 23 shtator 2021 / ora 17:00
Pikënisja: Parku i qytetit Prishtinë (pjesa e epërme e parkut)

Artist/performues: Holger Maik Mertin /Gjermani
shoqëruar nga performues dhe qytetarë të Prishtinës dhe Kosovës


"Topi (reciklues)" merr për bazë realitetin shoqëror aktual në Prishtinë dhe botë. Është një grumbullim i mbeturinave që bashkëjetojnë me Prishtinën për t'u formësuar në një top gjigant performues i përbërë prej tepricave tona të përditshme. Duke formësuar një trajektore përbrenda shtigjeve të parkut të qytetit, topi vazhdon rrugëtimin e tij në rrugët e Prishtinës derisa të mbërrijë vendin përfundimtar në Kampusin e Universitetit të Prishtinës. Instalohet aty si një skulpturë e përkohshme në hapësirë publike duke na përkujtuar se ne duhet të vendosim një "normë" në këtë konstalacion tonin kolektiv. Dhe kjo normë është po aq e rëndësishme sa cilado normë tjetër në jetët tona. Ne jemi të rrethuar me gjëra që duket sikur janë të arsyeshme dhe që kanë kuptim. Por a është ashtu me të vërtetë? A kanë kuptim kushtet tona të jetesës? A kanë kuptim veturat? A kanë kuptim rrugët? A na çoi tutje si qytetërim ky evolucion?

Ju ftojmë në këtë krijim dhe rrokullisje kolektive të topit. Topi është simboli jonë unifikues e i çmuar. Përgjatë krijimit dhe rrokullisjes së topit (reciklues) ne mund t'i transformojmë mbeturinat në diçka të rëndësishme. Ne përdorim materiale të gjetura në mbeturina për të krijuar një hapësirë ekzistuese utopike. Mbledhja, Krijimi, Performimi, Ngjarja dhe përfundimisht Instalimi i një skulpture të përkohshme. E gjitha mbaron aty ku fillon - është një cikël reciklues në vetvete.


Ju ftojmë të na bashkëngjiteni përgjatë krijimit të topit (reciklues) në Parkun e Qytetit të martën 21 dhe të mërkurën 22 shtator.


Përkrahur nga :



Festivali i Artit në Hapësirë Publike HAPU, një festival që organizohet nga Teatri ODA, është konceptuar edhe këtë vit si një HAPUDEMI e cila do të zhvillohet në pjesën e mbetur të vitit 2021 përmes intervenimeve tjera ta artistike, e të cilat ftojnë publikun dhe artistët të takohen në mënyrat e mundshme që lejojnë rrethanat në hapësirën publike dhe në hapësirën publike digjitale, përkatësisht internetin dhe mjetet e teknologjisë informative.

Ju ftojmë të na përcjellni në webfaqen tonë dhe rrjetet tona sociale për të kuptuar më shumë për intervenimet që do të ndodhin, të shtrira në kohë e hapësira të ndryshme, fizike e digjitale.
 

18:00
17 70 Një intervenim artistik, në hapësirë publike, me zërin që fuqizohet për t'u dëgjuar. Gra e vajza të reja me pyetje e dilema që pak gjejnë përgjigje nga shoqëria e sistemi. Gra me përvojë të madhe jetësore, shumë për të dhënë e kontribuar e megjithatë në vetmi nga shoqëria e sistemi. Vendi: Sheshi Zahir Pajaziti (Amfiteatri)

E mërkurë, 29 shtator 2021 / ora 18:00
Sheshi Zahir Pajaziti (Amfiteatri)

Një intervenim artistik, në hapësirë publike, me zërin që fuqizohet për t'u dëgjuar. Gra e vajza të reja me pyetje e dilema që pak gjejnë përgjigje nga shoqëria e sistemi. Gra me përvojë të madhe jetësore, shumë për të dhënë e kontribuar e megjithatë në vetmi nga shoqëria e sistemi.

Në këto 1770 sekonda performancë solidarizimi i moshës rreth 17 vjeçare dhe asaj rreth 70 vjeçare shpërthen. Fillimi i jetës së moshës madhore dhe profesionale takohet me përvojën e madhe e të vyeshme pas përfundimit të moshës profesionale. Protagonistet tona ju ftojnë të reflektoni për këto dy skaje të jetës. Aq pak nevojitet për të fuqizuar aq shumë jetesën në këto mosha e për të shijuar një shoqëri gjithëpërfshirëse të bazuar në dashuri e respekt të ndërsjellë e kohezion të fuqishëm shoqëror.


Pas performancës do të organizojmë një BISEDË me protagonistet:
E mërkurë, 29 shtator 2021 / ora 19:00
Teatri ODA

Shkrimet dhe opinionet e autorëve nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht  politikën zyrtare apo pozicionin e SIDA apo të Qeverisë suedeze.


Ky aktivitet është organizuar në kuadër të projektit "Human Rightivism" dhe është përkrahur nga Swedish International Development Cooperation Agency (SIDA) dhe implementuar nga Community Development Fund (CDF).

 

00:00
Shtigjet e jetës kulturore paralele të '90-ave'Ky rrugëtim auditiv është krijuar nga memoaret nga jeta reale e artistit, Florent Mehmeti, gjatë viteve të nëntëdhjeta të shekullit te kaluar duke thurur kështu një eksperiencë artistike që përshkon jetën e të rinjve të Prishtinës në atë kohë, veçanërisht artistëve të rinj.

Një rrugëtim rrëfimor nga jeta kulturore paralele e '90-ave' në Prishtinë  
nga Florent Mehmeti

Pikënisja: Shtatorja Bill Klinton, lagjja Dardania, Prishtinë

Ky rrugëtim auditiv është krijuar nga memoaret nga jeta reale e artistit, Florent Mehmeti, gjatë viteve të nëntëdhjeta të shekullit te kaluar duke thurur kështu një eksperiencë artistike që përshkon jetën e të rinjve të Prishtinës në atë kohë, veçanërisht artistëve të rinj. Është e bazuar në ngjarjet reale, por e fuqizuar me mjete artistike nga vetë artisti. Rrugëtimi që fillon nga shtatorja Bill Klinton dhe përfundon te teatri Dodona, foleja e rezistencës kulturore të asaj kohë, kalon nëpër rrugë e rrugica që shpërfaqin momente e situata që rrallë herë përsëriten në histori.

Ky rrugëtim mund të bëhet në çdo kohë nga të interesuarit me telefonin e tyre 'të mençur' dhe kufjet duke shkarkuar audio 'ecjen' në aplikacion (ekzistojnë dy versionet: shqip dhe anglisht) dhe duke përcjellë detajet teknike në www.hapu.me/90tat

Me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit - Departamentit të trashëgimisë kulturore

Festivali i Artit në Hapësirë Publike HAPU, një festival që organizohet nga Teatri ODA, është konceptuar këtë vit si një HAPUDEMI e cila do të zhvillohet në pjesën e mbetur të vitit 2020 përmes intervenimeve të shumëta artistike, e të cilat ftojnë publikun dhe artistët në një proces të hapjes të takohen në mënyrat e mundshme që lejojnë rrethanat në hapësirën publike dhe në hapësirën publike digjitale, përkatësisht internetin dhe mjetet e teknologjisë informative.

Ju ftojmë të na përcjellni në webfaqen tonë dhe rrjetet tona sociale për të kuptuar më shumë për hapjet që do të ndodhin një pas një, të shtrira në kohë e hapësira të ndryshme, fizike e digjitale.

 

HAPUDEMIA 2021

Të dashur adhurues të artit në hapësirë publike,

Edhe këtë vit si asnjëherë më parë HAPU - Festivali i Artit në Hapësirë Publike detyrimisht qëndroi mbyllur duke u zgjatur kjo kohë e pështirë edhe më shumë, përkundër shpresave tona se viti 2020 nuk do të përsëritej. Në pamundësi hapjeje me ju, me qytetin, me hapësirën publike e me artistët, historia e vitit të kaluar u përsërit. Po çka do të thotë distancimi e kufizimi?! Megjithatë, jo domosdoshmërisht nënkupton edhe mbyllje e largim të mendjes e shpirtit nga njëri tjetri.

Në rrethana të tilla ne u dedikuam të eksplorojmë kujdesshëm mundësitë e takimeve tona. Hoqëm dorë nga shumë plane fillestare në pamundësi të udhëtimit të miqve tanë nga Evropa. Duke përdorur kreativitetin e inspirimin, imagjinuam një proces, të shtrirë në kohë e në hapësirë, duke ideuar intervenime artistike në hapësirës tonë të përbashkët, një tjetër hapudemi në hapësirën publike.

Hapudemia edhe këtë vit ju fton të takohemi kohë pas kohe me artistët, me bashkëqytetarët, me hapësirën e hapur e me qytetin e lagjen. Na përcillni në rrjetet sociale për të kuptuar më shumë për intervenimet artistike që do të ndodhin, të shtrira në kohë e hapësira të ndryshme, si fizike ashtu edhe digjitale.

Hapudemia jonë është një masë shtesë kundër Pandemisë botërore. Ajo do të ndikojë brenda nesh që të hapemi sigurt me njëri tjetrin, me hapësirën, me qytetin, me artistët.


Florent Mehmeti,
Drejtor Artistik, HAPU – Festivali i Artit në Hapësirë Publike
 

IN SITU është Platforma evropiane për krijimtari artistike në hapësirë pubilke. Që nga viti 2003, kjo platformë ka mbështetur më se 200 artistë që veprojnë përtej lokacioneve konvencionale dhe që i japin kontribut transforimit të territoreve tona. IN SITU është ekosistem që lidh një brez të ri artistësh me publikun, me programues e me lojtarë kyçë të përfshirë në realitetet ekonomike, politike dhe sociale anembanë Evropës. IN SITU zhvillon një ekologji të krijimtarisë, të bazuar në punëtori e laboratore artistike trans-nacionale, rezidenca evropiane e ndërkombëtare dhe mentorim kolektiv të pilot-projekteve artistike. IN SITU gjithashtu zhvillon konsulenca specifike dhe ekspertizë për qytete evropiane, module trajnimi online (MOOC) dhe një 'Think Tank' që i kushtohet krijimtarisë artistike në hapësira publike.

IN SITU udhëhiqet nga Lieux publics – qendër nacionale dhe evropiane për krijimtari artistike në hapësira publike (Francë), dhe bashkon 20 partnerë nga 12 shtete: Artopolis Association / PLACCC Festival (Hungari), Atelier 231 / Festival Viva Cité (Francë), CIFAS (Belgjikë), Čtyři dny / 4+4 Days in Motion (Çeki), FAI-AR (Francë), Freedom Festival (Mbretëri e Bashkuar), Kimmel Center (Shtetet e Bashkuara), Metropolis (Danimarkë), La Paperie (Francë), La Strada Graz (Austri), Les Tombées de la Nuit (France), Lieux publics (Francë), Norfolk & Norwich Festival (Mbretëri e Bashkuar), Teatri ODA (Kosovë), Theater op de Markt (Belgjikë), On the Move (Belgjikë), Østfold kulturutvikling (Norvegji), Oerol Festival (Holandë), Terni Festival (Itali), UZ Arts (Mbretëri e Bashkuar).

Që nga viti 2018, IN SITU Cloud mbledh anëtarë të ri të asociuar në IN SITU.

IN SITU ACT 2016 - 2020 bashkëfinancohet nga Programi 'Creative Europe' i Bashkimit Evropian.


www.in-situ.info
 



Mbështetur nga

Partner Medial