festivali

Programi

e premte, 11/09e premte, 25/09e shtunë, 03/10e diel, 18/10Çdo kohë
19:30 - 20:00
FM Poetry Drive Një rrugëtim poetik në Prishtinë

Kuratorë: Dukagjin Podrimaj & Florent Mehmeti

Aktorët: May-Linda Kosumovic & Adrian Morina

Poema nga: Sibel Halimi, Lulzim Haziri, Faruk Šehic, Tomislav Markovic, Nora Prekazi Hoti, Loer Kume, Plator Gashi, Katja Grcic & Ana Kove.

FM Poetry Drive është një udhëtim letrar që organizohet nga festivali polip, në bashkëpunim me Festivalin e Artit në Hapësirë Publike HAPU.

Publiku ftohet me makinat e tyre të përcjellin këtë udhëtim poetik në rrugët e Prishtinës, si një uvertyrë poetike para hapjes zyrtare të festivalit polip që do të bëhet me publikun online.

Gjatë këtij udhëtimi, përmes frekuencës FM radiove të tyre në makina, publiku do të dëgjojnë poezi të disa prej autorëve pjesëmarrës në festivalin polip.

Festivali i Artit në Hapësirë Publike HAPU, një festival që organizohet nga Teatri ODA, është konceptuar këtë vit si një HAPUDEMI e cila do të zhvillohet në pjesën e mbetur të vitit 2020 përmes intervenimeve të shumëta artistike, e të cilat ftojnë publikun dhe artistët në një proces të hapjes të takohen në mënyrat e mundshme që lejojnë rrethanat në hapësirën publike dhe në hapësirën publike digjitale, përkatësisht internetin dhe mjetet e teknologjisë informative.

Ju ftojmë të na përcjellni në webfaqen tonë dhe rrjetet tona sociale për të kuptuar më shumë për hapjet që do të ndodhin një pas një, të shtrira në kohë e hapësira të ndryshme, fizike e digjitale.

11:00 - 13:00
Love me please! Kërkim lëmoshe për dashuri. Një fytyrë. Emocion i njeriut të pashpresë. I lodhur, i hutuar e i tradhtuar. I izoluar e i mbërthyer duke kërkuar dashuri, duke thirrur për përfshirje. Vendi: Sheshi Adem Jashari - Këndi afër Zyrës së BE-së në Kosovë

Artiste: Fitore Alísdóttir Berisha


Kërkim lëmoshe për dashuri. Një fytyrë. Emocion i njeriut të pashpresë. I lodhur, i hutuar e i tradhtuar. I izoluar e i mbërthyer duke kërkuar dashuri, duke thirrur për përfshirje.

Fitore Alísdóttir Berisha ka ndërtuar një kontrast intrigues të sloganit komercial shumë të ekspozuar për dashurinë për qytetin apo vendin në një ftesë për qytetet apo vendet "të dashurojnë" të margjinalizuarit dhe të izoluarit. Kësaj radhe është thirrje për Evropën t'i "dojë" qytetarët e Kosovës, të lënë të izoluar për një kohë shumë të gjatë. Fitorja po krijon një protestë artistike. Ajo po ju fton t'i bashkëngjiteni protestës dhe të bëheni pjesë e kërkim-lëmoshës së dashurisë. Me artin e saj ajo ka krijuar një vend për juve që të vendoseni në kutinë e tejdukshme prapa fytyrës së pashpresë në kërkim të dashurisë. Bëni fotografi të vetes brenda kutisë dhe shpërndajeni atë dhe sloganin me hashtagun #lovemeplease dhe #hapudemia2020.

Festivali i Artit në Hapësirë Publike HAPU, një festival që organizohet nga Teatri ODA, është konceptuar këtë vit si një HAPUDEMI e cila do të zhvillohet në pjesën e mbetur të vitit 2020 përmes intervenimeve të shumëta artistike, e të cilat ftojnë publikun dhe artistët në një proces të hapjes të takohen në mënyrat e mundshme që lejojnë rrethanat në hapësirën publike dhe në hapësirën publike digjitale, përkatësisht internetin dhe mjetet e teknologjisë

Ju ftojmë të na përcjellni në webfaqen tonë dhe rrjetet tona sociale për të kuptuar më shumë për hapjet që do të ndodhin një pas një, të shtrira në kohë e hapësira të ndryshme, fizike e digjitale.

"Love me Please" ka marrë mbështetjen për produksion nga platforma IN SITU, në kuadër të projektit ACT, të bashkëfinancuar nga Programi Creative Europe i Bashkimit Evropian.

 

14:00 - 16:00
Love me please! Kërkim lëmoshe për dashuri. Një fytyrë. Emocion i njeriut të pashpresë. I lodhur, i hutuar e i tradhtuar. I izoluar e i mbërthyer duke kërkuar dashuri, duke thirrur për përfshirje. Vendi: Sheshi Zahir Pajaziti

Artiste: Fitore Alísdóttir Berisha


Kërkim lëmoshe për dashuri. Një fytyrë. Emocion i njeriut të pashpresë. I lodhur, i hutuar e i tradhtuar. I izoluar e i mbërthyer duke kërkuar dashuri, duke thirrur për përfshirje.

Fitore Alísdóttir Berisha ka ndërtuar një kontrast intrigues të sloganit komercial shumë të ekspozuar për dashurinë për qytetin apo vendin në një ftesë për qytetet apo vendet "të dashurojnë" të margjinalizuarit dhe të izoluarit. Kësaj radhe është thirrje për Evropën t'i "dojë" qytetarët e Kosovës, të lënë të izoluar për një kohë shumë të gjatë. Fitorja po krijon një protestë artistike. Ajo po ju fton t'i bashkëngjiteni protestës dhe të bëheni pjesë e kërkim-lëmoshës së dashurisë. Me artin e saj ajo ka krijuar një vend për juve që të vendoseni në kutinë e tejdukshme prapa fytyrës së pashpresë në kërkim të dashurisë. Bëni fotografi të vetes brenda kutisë dhe shpërndajeni atë dhe sloganin me hashtagun #lovemeplease dhe #hapudemia2020.

Festivali i Artit në Hapësirë Publike HAPU, një festival që organizohet nga Teatri ODA, është konceptuar këtë vit si një HAPUDEMI e cila do të zhvillohet në pjesën e mbetur të vitit 2020 përmes intervenimeve të shumëta artistike, e të cilat ftojnë publikun dhe artistët në një proces të hapjes të takohen në mënyrat e mundshme që lejojnë rrethanat në hapësirën publike dhe në hapësirën publike digjitale, përkatësisht internetin dhe mjetet e teknologjisë

Ju ftojmë të na përcjellni në webfaqen tonë dhe rrjetet tona sociale për të kuptuar më shumë për hapjet që do të ndodhin një pas një, të shtrira në kohë e hapësira të ndryshme, fizike e digjitale.

"Love me Please" ka marrë mbështetjen për produksion nga platforma IN SITU, në kuadër të projektit ACT, të bashkëfinancuar nga Programi Creative Europe i Bashkimit Evropian.

 

16:00 - 18:00
RadiOh Europanga Acton Hero (Mbretëri e Bashkuar) në bashkëpunim me LES TOMBÉES DE LA NUIT, Rennes, FRANCË Vendi: Dardania, Ulpiana dhe Kodra e Diellit

Që nga 2018, artistët britanez Gemma Paintin & James Stenhouse (të cilët punojnë së bashku nën emrin Action Hero) kanë udhëtuar nëpër Evropë në kamp shtëpizën e tyre, duke ju kërkuar të panjohurve që t'ju këndojnë një këngë dashurie. Duke kaluar kështu më shumë se 300 ditë e net në rrugë, ata kanë mbledhur mbi 1000 këngë dashurie në 47 gjuhë të ndryshme.

Këtë muaj, ata do të duhej të udhëtonin në Prishtinë me kamp-shtëpizën e tyre që të regjistrojnë zërat e Kosovarëve që i këndojnë dashurisë. Meqenëse udhëtimi nuk ishte i mundur, Action Hero janë duke bashkëpunuar në distancë me Teatrin ODA dhe artisten Daniela Markaj për të regjistruar Kosovarët duke i kënduar dashurisë, madje edhe në këto kohë të vështira. Për një ditë të vetme këto këngë, të regjistruara gjatë pandemisë, do të lëshohen në rrugët e Prishtinës: dëgjoni zërin e mikut, komshiut apo dashnorit a dashnores! Nëse dëshiron që zëri yt t'i shtohet koleksionit, na kontakto.



OH Europa prezantohet falë programit të mobilitetit të platformës IN SITU në kuadër të projektit ACT, me bashkëfinancim të Programit "Creative Europe" të Bashkimit Evropian.
Si dhe me mbështetjen bujare të Ambasadës së Francës në Kosovë

Festivali i Artit në Hapësirë Publike HAPU, një festival që organizohet nga Teatri ODA, është konceptuar këtë vit si një HAPUDEMI e cila do të zhvillohet në pjesën e mbetur të vitit 2020 përmes intervenimeve të shumëta artistike, e të cilat ftojnë publikun dhe artistët në një proces të hapjes të takohen në mënyrat e mundshme që lejojnë rrethanat në hapësirën publike dhe në hapësirën publike digjitale, përkatësisht internetin dhe mjetet e teknologjisë informative.
Ju ftojmë të na përcjellni në webfaqen tonë dhe rrjetet tona sociale për të kuptuar më shumë për hapjet që do të ndodhin një pas një, të shtrira në kohë e hapësira të ndryshme, fizike e digjitale.
 

16:00
Silver Boom SILVER BOOM është një intervenim artistik i grave të moshuara në hapësirën publike. Kjo punë unike vë në pikëpyetje marrëdhënien mes hapësirës, qytetit, gjinisë dhe moshës. Ky hulumtim ka për interes zbulimin e vetëdijes kolektive përmes kremtimit të vallëzimit të grave me përvojë në pejsazhin tonë urban.Vendi: Pikënisja: Sheshi Skënderbeu

Koreografe: Anna Anderegg (Asphalt Piloten) / Gjermani, Zvicër

SILVER BOOM është një intervenim artistik i grave të moshuara në hapësirën publike. Kjo punë unike vë në pikëpyetje marrëdhënien mes hapësirës, qytetit, gjinisë dhe moshës. Ky hulumtim ka për interes zbulimin e vetëdijes kolektive përmes kremtimit të vallëzimit të grave me përvojë në pejsazhin tonë urban.

Çka mund te mësojmë nga këta trupa të dijshëm e me përvojë? Çfarë urtësie dhe rrëfime mund të na tregojnë këto gra? Çfarë imazhesh dhe ndjesish na  përçojnë? SILVER BOOM i jep hapësire të pensionuarave që jetojnë mes nesh. Trazimi i ritmit ditor në qytet ka për qëllim të na mundësojë të reflektojmë mbi vlerat tona si shoqëri sot.

Koreografja Anna Anderegg dhe ekipi i saj kanë punuar në rezidencë artistike 2 javore me një grup të qytetareve te Kosovës në Teatrin ODA dhe do të ndajnë këtë proces të punës me ju.

Pas performancës do të organizojmë një BISEDË me artistët dhe pjesëmarrëset:
E diel, 18 tetor 2020 / ora 18:00
Teatri ODA

Festivali i Artit në Hapësirë Publike HAPU, një festival që organizohet nga Teatri ODA, është konceptuar këtë vit si një HAPUDEMI e cila do të zhvillohet në pjesën e mbetur të vitit 2020 përmes intervenimeve të shumëta artistike, e të cilat ftojnë publikun dhe artistët në një proces të hapjes të takohen në mënyrat e mundshme që lejojnë rrethanat në hapësirën publike dhe në hapësirën publike digjitale, përkatësisht internetin dhe mjetet e teknologjisë informative.

Ju ftojmë të na përcjellni në webfaqen tonë dhe rrjetet tona sociale për të kuptuar më shumë për hapjet që do të ndodhin një pas një, të shtrira në kohë e hapësira të ndryshme, fizike e digjitale.


00:00
Shtigjet e jetës kulturore paralele të '90-ave'Ky rrugëtim auditiv është krijuar nga memoaret nga jeta reale e artistit, Florent Mehmeti, gjatë viteve të nëntëdhjeta të shekullit te kaluar duke thurur kështu një eksperiencë artistike që përshkon jetën e të rinjve të Prishtinës në atë kohë, veçanërisht artistëve të rinj.

Një rrugëtim rrëfimor nga jeta kulturore paralele e '90-ave' në Prishtinë  
nga Florent Mehmeti

Pikënisja: Shtatorja Bill Klinton, lagjja Dardania, Prishtinë

Ky rrugëtim auditiv është krijuar nga memoaret nga jeta reale e artistit, Florent Mehmeti, gjatë viteve të nëntëdhjeta të shekullit te kaluar duke thurur kështu një eksperiencë artistike që përshkon jetën e të rinjve të Prishtinës në atë kohë, veçanërisht artistëve të rinj. Është e bazuar në ngjarjet reale, por e fuqizuar me mjete artistike nga vetë artisti. Rrugëtimi që fillon nga shtatorja Bill Klinton dhe përfundon te teatri Dodona, foleja e rezistencës kulturore të asaj kohë, kalon nëpër rrugë e rrugica që shpërfaqin momente e situata që rrallë herë përsëriten në histori.

Ky rrugëtim mund të bëhet në çdo kohë nga të interesuarit me telefonin e tyre 'të mençur' dhe kufjet duke shkarkuar audio 'ecjen' në aplikacion (ekzistojnë dy versionet: shqip dhe anglisht) dhe duke përcjellë detajet teknike në www.hapu.me/90tat

Me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit - Departamentit të trashëgimisë kulturore

Festivali i Artit në Hapësirë Publike HAPU, një festival që organizohet nga Teatri ODA, është konceptuar këtë vit si një HAPUDEMI e cila do të zhvillohet në pjesën e mbetur të vitit 2020 përmes intervenimeve të shumëta artistike, e të cilat ftojnë publikun dhe artistët në një proces të hapjes të takohen në mënyrat e mundshme që lejojnë rrethanat në hapësirën publike dhe në hapësirën publike digjitale, përkatësisht internetin dhe mjetet e teknologjisë informative.

Ju ftojmë të na përcjellni në webfaqen tonë dhe rrjetet tona sociale për të kuptuar më shumë për hapjet që do të ndodhin një pas një, të shtrira në kohë e hapësira të ndryshme, fizike e digjitale.

 

HAPUDEMIA 2020

Të dashur miq të hapësirës publike, 

Këtë vit si asnjëherë më parë HAPU - Festivali i Artit në Hapësirë Publike ishte detyrimisht i mbyllur në pamundësi hapjeje me ju, me qytetin, me hapësirën publike e me artistët. Mbyllja e distancimi jo domosdoshmërisht nënkuptojnë edhe mbyllje e largim të mendjes e shpirtit nga njëri tjetri.

Duke eksploruar kujdesshëm mundësitë e takimeve tona si dhe duke futur në veprim kreativitetin e inspirimin si rrallë herë më parë, po fillojmë një proces, të shtrirë në kohë e në hapësirë, duke identifikuar pika neurologjike të hapjes së hapësirës tonë të përbashkët duke mundësuar kështu një epidemi tjetër artistike, një hapudemi në hapësirën publike.

Hapudemia këtë vit ju fton të takohemi kohë pas kohe me artistët, me bashkëqytetarët, me hapësirën e hapur e me qytetin e lagjen. Ju fton të përjetojmë poezitë në automjetet tona përmes valëve FM me aktorë e poet, vendas e të huaj. Hapudemike do të jetë edhe lutja për dashuri e pranim përmes artit e performancës së Fitore Alísdóttir Berishës. Kjo përhapje do të prek edhe rrëfimet personale të historisë së viteve 90-ta që do të piketohen në hartën e qytetit të Prishtinës për t'u përjetuar nga ju përmes telefonit e kufjeve.

Hapudemisë në Kosovë do t'i bashkangjiten edhe ActionHero nga Mbertëria e Bashkuar me përhapjen e dashurisë përmes këngës në transmetimet e RadiOHEuropa duke ofsharë me një OH pasionet e kënduesve dhe emocionet e dëgjuesve e përjetuesve.

Ato që shpesh harrohen e mbyllen në vetminë shoqërore të Kosovës, gratë e moshës së shtyer, do të ju ftojnë të përjetoni koreografitë hapudemike të zhvilluara gjatë disa javëve me artistët e Asphalt Piloten nga Zvicra e Gjermania dhe koreografja Anna Anderegg.

Ju premtojmë edhe hapje të tjera për sa do të zgjasë kjo Hapudemi dhe ju ftojmë të na përcjellni në rrjetet sociale për të kuptuar më shumë për hapjet që do të ndodhin një pas një, të shtrira në kohë e hapësira të ndryshme, fizike e digjitale.

Hapudemia mund të mos ndihmojë në çrrenjosen e virusit që shkaktoi Pandeminë botërore, por sigurisht do të shkaktojë brenda nesh hapjen me njëri tjetrin, me hapësirën, me qytetin e me artistët. Pas mbylljeve të gjata e të shumëta, të sikletshme e ngatërruese, Hapudemia këtë vit do të na mbush me ajër, me pasion e bashkëndjesi për të kaluar bashkërisht këto kohë shumë të vështira për të gjithë ne.



Florent Mehmeti, Drejtor Artistik, HAPU – Festivali i Artit në Hapësirë Publike
 

IN SITU është Platforma evropiane për krijimtari artistike në hapësirë pubilke. Që nga viti 2003, kjo platformë ka mbështetur më se 200 artistë që veprojnë përtej lokacioneve konvencionale dhe që i japin kontribut transforimit të territoreve tona. IN SITU është ekosistem që lidh një brez të ri artistësh me publikun, me programues e me lojtarë kyçë të përfshirë në realitetet ekonomike, politike dhe sociale anembanë Evropës. IN SITU zhvillon një ekologji të krijimtarisë, të bazuar në punëtori e laboratore artistike trans-nacionale, rezidenca evropiane e ndërkombëtare dhe mentorim kolektiv të pilot-projekteve artistike. IN SITU gjithashtu zhvillon konsulenca specifike dhe ekspertizë për qytete evropiane, module trajnimi online (MOOC) dhe një 'Think Tank' që i kushtohet krijimtarisë artistike në hapësira publike.

IN SITU udhëhiqet nga Lieux publics – qendër nacionale dhe evropiane për krijimtari artistike në hapësira publike (Francë), dhe bashkon 20 partnerë nga 12 shtete: Artopolis Association / PLACCC Festival (Hungari), Atelier 231 / Festival Viva Cité (Francë), CIFAS (Belgjikë), Čtyři dny / 4+4 Days in Motion (Çeki), FAI-AR (Francë), Freedom Festival (Mbretëri e Bashkuar), Kimmel Center (Shtetet e Bashkuara), Metropolis (Danimarkë), La Paperie (Francë), La Strada Graz (Austri), Les Tombées de la Nuit (France), Lieux publics (Francë), Norfolk & Norwich Festival (Mbretëri e Bashkuar), Teatri ODA (Kosovë), Theater op de Markt (Belgjikë), On the Move (Belgjikë), Østfold kulturutvikling (Norvegji), Oerol Festival (Holandë), Terni Festival (Itali), UZ Arts (Mbretëri e Bashkuar).

Që nga viti 2018, IN SITU Cloud mbledh anëtarë të ri të asociuar në IN SITU.

IN SITU ACT 2016 - 2020 bashkëfinancohet nga Programi 'Creative Europe' i Bashkimit Evropian.


www.in-situ.info
 



Mbështetur nga

Partnerë të Festivalit

Partner Medial