festivali
PROGRAMI Hapu 2018 Programi dhe Lokacionet

Programi

e enjte, 19/07e premte, 20/07e shtunë, 21/07
13:00
Katharina Meves dhe Chris Haring, Liquid Loft (AUSTRI) Punëtori/Masterclass për të interesuar në dansin bashkëkohor. Vendi: Teatri ODA - Pallati i Rinisë, nr. 111 (rr. Rinia, 7)

Punëtori/Masterclass

Kjo punëtori do të ofrojë disa njohuri për metodat e punës dhe fjalorin fizik të kompanisë Liquid Loft. Pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të eksplorojnë lidhjen në mes të lëvizjes, zërit dhe tingullit. Tema e komunikimit frymëzon përqendrimin në  gjuhën trupore dhe atributet fizike të mesazheve verbale, ambivalencat dhe kontradiktat e tyre. Kjo punëtori do të mundohet të rrisë vetëdijen e valltarëve mbi mjedisin e tyre akustik dhe të eksplorojë se si është të jesh pjesë e mjedisit akustik të dikujt tjetër. Kjo mund të krijojë hapësira të reja kreative për zgjedhjet kompozicionale dhe qasjet koreografike. Punëtoria i dedikohet koreografëve, valltarëve profesionistë, studentëve të teatrit apo "dancit".

Katharina Maves i është bashkuar kompanisë Liquid Loft në vitin 2007 per krijimin e projektit The Posing. Punon si vallëtare, performuese dhe aktore ne Gjermani, Austri dhe Holandë. Katharina gjithashtu ka marrë pjese në krijime të Georg Blaschke, Mara Mattuschka, Lara Kugelmann, Ingo Reulecke, Lukas Matthaei, Ayat Najafi, der Lubricat Theatre Company, Louise Wagner, Christoph Winkler, Anna Malunat, Franz Rogowski, Andreas Bode,  T.r.a.s.h. Dance Company, Das Helmi dhe Tino Sehgal. Së fundmi ka marrë pjesë në produksionet televizive me regji të Andreas Morell dhe Anno Saul.

Chris Haring është koreograf dhe njëkohësisht  drejtor artistik i kompanisë së mirënjohur ndërkombëtarisht të vallëzimit dhe performancës - Liquid Loft. Në performancat dhe instalacionet e tyre Liquid Loft, ndërlidh vallëzimin bashkëkohor me format e tjera të artit bashkëkohor, në mënyrë që të krijojë pjesë artistike gjithëpërfshirëse e kohezive.  Gjuha e tyre ideosinkretike vizuele dhe formale, skenat e tyre të veçanta akustike dhe prodhimi profesional i 'dancit' ka bërë që Liquid Loft të njihet ndërkombëtarisht dhe të fitojë çmime si Luani i Artë për ‘Performancën  më të mirë’ në Bienalen e Venedikut më 2007.  Ai gjithashtu ka bërë koreografi për grupe ndërkombëtare si Jin Xing Dance Theatre (Shanghai), Les Ballets de Monte-Carlo, Staatstheater Kassel, Dialogue Dance (Kostroma), Contemporary Ballet Moscow, Balletto di Roma dhe Balé da Cidade de Sao Paolo.


http://www.liquidloft.at/

Numri i pjesëmarrësve është i kufizuar dhe për të rezervuar vendin duhet të thirrni në 049 246 555

16:00 - 19:00
Frank Bölter - "Kufi e lidhje origami" (GJERMANI)Gjatë kësaj kohe do të palosim objektet origami bashkë me ju. Ju mirëpresim! Vendi: Sheshi Zahir Pajaziti
19:00
Frank Bölter - "Kufi e lidhje origami" (GJERMANI) Objektet janë gati! ... Do të vendosim së bashku ç'të bëjmë. Ju mirëpresim! Vendi: Sheshi Zahir Pajaziti

KUFI E LIDHJE ORIGAMI

Artisti Origami i përmasave reale, Frank Bölter do të jetë me ne. Duke palosur e shpalosur objekte që shqetësojnë apo lidhin shëtitësit e sheshit Nënë Tereza në qendër të Prishtinës, ai do të jetë duke na pritur që t'i bëjmë së bashku dhe më pas të luajmë bashkërisht me to. Ky bashkim argëtues do të krijojë nivele tjera të lidhshmërisë. Kufijtë e dukshëm dhe të padukshëm do të flasin përmes letrës.

Në secilën nga tre ditët nga ora 16:00 deri në orën 19:00 jeni të ftuar që t'i bashkoheni aksionit të krijimit të objekteve dhe në fund bashkërisht të vendosim ku dhe si t'i vendosim e çfarë të bëjmë me to ...

“Projektet e Bölter shquhen si për fuqinë poetike të imazheve ashtu dhe për precizitetin e realizimit, shumë shpesh të realizuara në kushte të vështira të sferës publike. Për më tepër projektet e tij bazohen në një përpjekje mbresëlënëse për të komunikuar, duke lënë kështu prapa definicionet tradicionale të objekteve dhe praktikave e duke zgjeruar instalacionet e tij në realitetin e performatives. (Jörg van den Berg, Columbus Art Foundation)

http://frankboelter.com

Frank Bölter përkrahet nga IN SITU - Platforma evropiane për krijim artistik në hapësirë publike, në kuadër të projektit ACT. Ky projekt bashkë-financohet nga Programi 'Evropa Kreative' i Bashkimit Evropian.
 

21:00
Liquid Loft - "Gjuhët e huaja" (AUSTRI)Shfaqja në oborrin e Muzeut të Kosovës Vendi: Muzeu i Kosovës

GJUHËT E HUAJA 

Koreograf: Chris Haring


Gjuhët e huaja vendosin aktin e të folurit në qendër të koreografisë në ambient urban, duke reflektuar polifoninë dhe multlingualizmin e tij. Me sistem zërimi fleksibil, performuesit ndërthurin kolonën zanore të qytetit me timbret e hapësirave gjuhësore, qoftë të ambientit përreth apo ambienteve të largëta.

Duke u interpretuar përmes vallëzimit, incizimet zanore nga rajone të ndryshme në Evropë bëhen të lexueshme si një partiturë në ambient të hapur. Zërat e qytetit shndërrohen në një simfoni të fjalës së folur. Por cili është zëri specifik i një kuptimi të caktuar? Si duket personifikim i tij trupor? Gjuhët e përdorura në "Gjuhët e huaja" janë, para se të kenë kuptim, zë dhe ritëm, ishuj ambivalent të zërit. Dialektet, gjuhët rajonale dhe të folurat lokale transformohen në sekuenca lëvizjesh, të bazuara në dinamikën e tyre, theksin dhe atmosferën akustike.

E mirënjohur ndërkombëtarisht si kompani, Liquid Loft fillon punën në hapësirë publike duke përdorur përplasjet e gjuhëve dhe kontradiktat komunikuese si mjete të krijimit. "Gjuhët e huaja" ju ftojnë të eksploroni gjuhët që nuk i kuptojmë në fjalë përmes komunikimit trupor, duke zbuluar kështu se sa shumë faktikisht i kuptojmë ato.

http://www.liquidloft.at/

"Gjuhët e huaja" është projekt - pilot i IN SITU - Platformës evropiane për krijim artistik në hapësirë publike, në kuadër të projektit ACT. Ky projekt bashkë-financohet nga Programi 'Evropa Kreative' i Bashkimit Evropian.
 

10:00
HAPU.me Artistët: Liquid Loft - "Gjuhët e huaja" (AUSTRI)Vendi: Teatri ODA - Pallati i Rinisë, nr. 111 (rr. Rinia, 7)

Artistët nga Liquid Loft ju ftojnë për një bashkëbisedë dhe zbulim të prapaskenave e përvojave të një krijimi artistik të dedikuar për hapësirë publike.

Cilat janë sfidat kur punohet me gjuhë të ndryshme nga e gjithë Evropa si material artistik për punën e krijuar? Cilat janë përvojat e artistëve në takimet e tyre me publikun në vendet e kulturat e ndryshme të Evropës? Cilat janë dallimet mes përvojave artistike në ambiente të mbyllura dhe të hapura? Cilat janë politikat e ndryshme të qyteteve, me rastin e ndërmarrjes së iniciativave për krijime artistike në hapësirë publike?
 

16:00 - 19:00
Frank Bölter - "Kufi e lidhje origami" (GJERMANI) Gjatë kësaj kohe do të palosim objektet origami bashkë me ju. Ju mirëpresim! Vendi: Sheshi Skënderbeu (Nëna Tereze)
18:00 - 21:00
Teatri ODA dhe Kunstlabor (KOSOVË, AUSTRI)(Kohëzgjatja e eksperiencës individuale: rreth 60 minuta) Vendi: Fakulteti i Arteve

"IN-BETWEEN"

Kunstlabor-Grac dhe Teatri ODA-Prishtinë na ofrojnë një eksperiencë të ndjenjës së të qenit “ndërmjet” ("in between"). Kush është brenda, kush është jashtë dhe çfarë ndodh ndërmjet? Ku jam unë? Ku duhet të shkojë? A do të udhëhiqem? A mund të rri apo duhet të shkojë? Dhe kush vendos? Zëra të pazakontë, sinjale, shenja, tinguj të veçantë përzihen me atmosferën përreth. Në një performancë të fuqishme të këtij udhëtimi kolektiv, duke përfshirë edhe disa fjalë, artistët ofrojnë një eksperiencë të asaj se çfarë do të thotë të jetosh me këto pyetje e t'u mbijetosh atyre. Ky rrugëtim artistik shtrihet në piedestalin e një prej çështjeve sociale më të nxehta të kohës sonë.

Bashkë-prodhim me La Strada Grac.

Zhvillimi i mëtutjeshëm i "In between" do të prezantohet në festivalin La Strada ne Grac, 1-3 Gusht 2018.

www.lastrada.at

"In Between" përkrahet nga IN SITU - Platforma evropiane për krijim artistik në hapësirë publike, në kuadër të projektit ACT. Ky projekt bashkë-financohet nga Programi 'Evropa Kreative' i Bashkimit Evropian.
 

19:00
Frank Bölter - "Kufi e lidhje origami" (GJERMANI) Objektet janë gati! ... Do të vendosim së bashku ç'të bëjmë. Ju mirëpresim! Vendi: Sheshi Skënderbeu (Nëna Tereze)

KUFI E LIDHJE ORIGAMI

Artisti Origami i përmasave reale, Frank Bölter do të jetë me ne. Duke palosur e shpalosur objekte që shqetësojnë apo lidhin shëtitësit e sheshit Nënë Tereza në qendër të Prishtinës, ai do të jetë duke na pritur që t'i bëjmë së bashku dhe më pas të luajmë bashkërisht me to. Ky bashkim argëtues do të krijojë nivele tjera të lidhshmërisë. Kufijtë e dukshëm dhe të padukshëm do të flasin përmes letrës.

Në secilën nga tre ditët nga ora 16:00 deri në orën 19:00 jeni të ftuar që t'i bashkoheni aksionit të krijimit të objekteve dhe në fund bashkërisht të vendosim ku dhe si t'i vendosim e çfarë të bëjmë me to ...

“Projektet e Bölter shquhen si për fuqinë poetike të imazheve ashtu dhe për precizitetin e realizimit, shumë shpesh të realizuara në kushte të vështira të sferës publike. Për më tepër projektet e tij bazohen në një përpjekje mbresëlënëse për të komunikuar, duke lënë kështu prapa definicionet tradicionale të objekteve dhe praktikave e duke zgjeruar instalacionet e tij në realitetin e performatives. (Jörg van den Berg, Columbus Art Foundation)

http://frankboelter.com

Frank Bölter përkrahet nga IN SITU - Platforma evropiane për krijim artistik në hapësirë publike, në kuadër të projektit ACT. Ky projekt bashkë-financohet nga Programi 'Evropa Kreative' i Bashkimit Evropian.
 

16:00
HAPU.me Artistët: Teatri ODA dhe Kunstlabor - "In-Between" (KOSOVË, AUSTRI)Bashkëbisedim me artistët nga KunstLabor dhe Teatri ODA.Vendi: Teatri ODA - Pallati i Rinisë, nr. 111 (rr. Rinia, 7)

Cilat janë specifikat e artit të krijuar në hapësirë publike? Pse dhe si bëhen zgjedhjet estetike? Cilat janë dallimet kryesore të përvojave me publikun në vendet e kulturat e ndryshme të Evropës? Cila është historia, përfitimet dhe sfidat e këtij bashkëpunimi Austri - Kosovë? Cili është roli i IN SITU - Platformës evropiane për krijim artistik në hapësirë publike me rastin e bashkëpunimeve të tilla? Si mund t'i përfshijmë më shumë autoritetet publike kur vendosim të intervenojmë artistikisht në hapësirat publike?
 

16:00 - 19:00
Frank Bölter - "Kufi e lidhje origami" (GJERMANI) Gjatë kësaj kohe do të palosim objektet origami bashkë me ju. Ju mirëpresim! Vendi: Ministria e Kulturës (Nëna Tereze)
18:00 - 21:00
Teatri ODA dhe Kunstlabor (KOSOVË, AUSTRI)(Kohëzgjatja e eksperiencës individuale: rreth 60 minuta) Vendi: Fakulteti i Arteve

"IN-BETWEEN"

Kunstlabor-Grac dhe Teatri ODA-Prishtinë na ofrojnë një eksperiencë të ndjenjës së të qenit “ndërmjet” ("in between"). Kush është brenda, kush është jashtë dhe çfarë ndodh ndërmjet? Ku jam unë? Ku duhet të shkoj? A do të udhëhiqem? A mund të rri apo duhet të shkojë? Dhe kush vendos? Zëra të pazakontë, sinjale, shenja, tinguj të veçantë përzihen me atmosferën përreth. Në një performancë të fuqishme të këtij udhëtimi kolektiv, duke përfshirë edhe disa fjalë, artistët ofrojnë një eksperiencë të asaj se çfarë do të thotë të jetosh me këto pyetje e t'u mbijetosh atyre. Ky rrugëtim artistik shtrihet në piedestalin e një prej çështjeve sociale më të nxehta të kohës sonë.

Bashkë-prodhim me La Strada Grac.

Zhvillimi i mëtutjeshëm i "In between" do të prezantohet në festivalin La Strada ne Grac, 1-3 Gusht 2018.

www.lastrada.at

"In Between" përkrahet nga IN SITU - Platforma evropiane për krijim artistik në hapësirë publike, në kuadër të projektit ACT. Ky projekt bashkë-financohet nga Programi 'Evropa Kreative' i Bashkimit Evropian.
 

19:00
Frank Bölter - "Kufi e lidhje origami" (GJERMANI) Objektet janë gati! ... Do të vendosim së bashku ç'të bëjmë. Ju mirëpresim! Vendi: Ministria e Kulturës (Nëna Tereze)

KUFI E LIDHJE ORIGAMI

Artisti Origami i përmasave reale, Frank Bölter do të jetë me ne. Duke palosur e shpalosur objekte që shqetësojnë apo lidhin shëtitësit e sheshit Nënë Tereza në qendër të Prishtinës, ai do të jetë duke na pritur që t'i bëjmë së bashku dhe më pas të luajmë bashkërisht me to. Ky bashkim argëtues do të krijojë nivele tjera të lidhshmërisë. Kufijtë e dukshëm dhe të padukshëm do të flasin përmes letrës.

Në secilën nga tre ditët nga ora 16:00 deri në orën 19:00 jeni të ftuar që t'i bashkoheni aksionit të krijimit të objekteve dhe në fund bashkërisht të vendosim ku dhe si t'i vendosim e çfarë të bëjmë me to ...

“Projektet e Bölter shquhen si për fuqinë poetike të imazheve ashtu dhe për precizitetin e realizimit, shumë shpesh të realizuara në kushte të vështira të sferës publike. Për më tepër projektet e tij bazohen në një përpjekje mbresëlënëse për të komunikuar, duke lënë kështu prapa definicionet tradicionale të objekteve dhe praktikave e duke zgjeruar instalacionet e tij në realitetin e performatives. (Jörg van den Berg, Columbus Art Foundation)

http://frankboelter.com

Frank Bölter përkrahet nga IN SITU - Platforma evropiane për krijim artistik në hapësirë publike, në kuadër të projektit ACT. Ky projekt bashkë-financohet nga Programi 'Evropa Kreative' i Bashkimit Evropian.
 

21:00
NOA Dance Theatre Company & Teatri ODA (KOSOVË) Punë artistike në zhvillim. Vendi: Memoriali "Heroinat"

ULJE-NGRITJE

- punë artistike në zhvillim -

"ULJE-NGRITJE" vendos trupin dhe objektet e uljeve e ngritjeve në qendër të koreografimit të trupit të aktorit. Aktorët manipulojnë objektet duke u munduar të manipulojnë daljet dhe zgjidhjet e situatave në të cilat shpesh gjendemi. Me nuanca teatrore të lëvizjeve të aktorëve ky dance - teatër shtron shtigje artistike në të cilat uljet e ngritjet janë si në vetë shtigjet jetësore.

E vendosur në hapësirë publike, "ULJE-NGRITJE" është një punë artistike në zhvillim që vë themelet e një kompanie të re të dance-teatrit, aq i nevojshëm për skenën kulturore në vend.

Koncepti dhe ideja: Robert Nuha, Florent Mehmeti
Koreograf: Robert Nuha
Performues: Daniela Markaj, Qëndresa Kajtazi, Flamur Ahmeti, Edlir Gashi

HAPU.me eksperiencat e reja artistike që po lindin në vend!

https://www.facebook.com/noadancetheatreco/

22:00
MBYLLJA E FESTIVALITVendi: Teatri ODA - Pallati i Rinisë, nr. 111 (rr. Rinia, 7)

Pas rrugëtimit të sivjetshëm  në hapësirat e përbashkëta të Prishtinës ju ftojmë të mbyllim festivalin bashkërisht në Teatrin ODA. Nën tingujt e muzikës do ta përmbyllim dhe të themi Mirupafshim vitin që vjen!

Të gjithë janë të ftuar!
 

Të lëvizësh qytetin!

Të nderuar miq,

Edhe këtë vit po vendosim pikënisje të lëvizjeve tona në hapësirat publike të qytetit të Prishtinës. Po vazhdojmë eksplorimin tonë të pashterur në kërkim të pikave që provokojnë nisjen në lëvizjen tonë të përbashkët me qytetin. Me këto lëvizje do të përjetojmë së bashku eksplorimin e limiteve dhe ndryshimin e këndvështrimit të qytetit tonë. Duke lëvizur do të takohemi, do të bashkë-krijojmë, bashkë-bisedojmë e bashkë-ndjejmë  dhe do të bashkë-lëvizim. Lëvizja e qytetit do të na prodhojë imazhet e lëvizura të transformuar në një film që për rol kryesor ka banorët e këtij qyteti dhe vizitorët e shumtë në këtë kohë.

HAPU këtë vit hapet me lëvizjet e "Liquid Loft" nga Austria, mjeshtërisht të koreografuara nga Chris Haring duke lëvizur kështu bashkë me ne deri në oborrin e Muzeut të Kosovës dhe prej aty do të jehojnë në kokat tona shumë e shumë gjuhë nga kënde të ndryshme të Evropës, përfshirë edhe gjuhën e regjistruar në Prishtinë, të asociuara me imazhet në lëvizje të krijuara me finesë nga Liquid Loft. Duke vënë në lëvizje trupat dhe duart tona të udhëhequra nga Frank Bölter do të palosim së bashku origami objekte të madhësive reale që lëvizin me ne. Do t'i lëvizim së bashku dhe t'i vendosim në pika, prej ku objektet tona do të kërkojnë me ngulm lëvizjet që  duhet bërë për të mirën e përbashkët. Pikënisje tjetër të lëvizjes kemi vendosur në objektin e Fakultetit të Arteve, prej ku do të fillohet udhëtimi juaj artistik, krijuar nga Kunstlabor nga Graci i Austrisë dhe artistët vendorë nga Teatri ODA, duke lëvizur brenda e jashtë zonave "in between" ('zonave ndërmjet' në shqip) për të vazhduar këto lëvizje në ditët e para të gushtit në Festivalin La Strada në Grac të Austrisë.  Lëvizëse do të jetë edhe nata e fundit me lëvizjet e aktorëve në ulje e ngritje të kompanisë së re NOA dance teatër në bashkëpunim me Teatrin ODA, nën përkujdesjen e mjeshtërisë koreografike të Robert Nuhës.

Lëvizjet e këtij edicioni të Festivalit HAPU janë prodhim i lëvizjeve të shumta gjatë gjithë vitit duke parë e shijuar artistë evropianë e duke lëvizur artin dhe artistët e Kosovës në nivelin evropian në kuadër të partneritetit tonë me IN SITU. Ky partneritet i veçantë na ka frymëzuar për të krijuar e për të vendosur këto lëvizje evropiane në hartën e Prishtinës dhe jemi të sigurt që njëjtë do të ju frymëzojnë edhe juve gjatë lëvizjeve në hapësirën tonë të përbashkët, duke lëvizur kështu bashkërisht qytetin. 

Florent Mehmeti, Drejtor Artistik, HAPU - Festivali i Artit në Hapësirë Publike.
 

IN SITU - Platforma evropiane për krijim artistik në hapësirë publike

Një numër në rritje i artistëve është duke kërkuar që të punojnë jashtë kornizave, në kontakt të drejtpërdrejtë me qytetarët dhe komunitetet lokale. Vendimmarrësit dhe autoritetet e planifikimit po lëvizin më shumë në drejtim të mbështetjes së ngjarjeve artistike që ringjallin marrëdhëniet mes artit dhe shoqërisë, duke i bërë më të padukshme ndarjet mes spektatorit dhe banorit, aktorëve dhe pjesëmarrësve, konsumatorëve dhe atyre që ofrojnë art.

Së bashku, anëtarët e IN SITU, një grup programuesish që janë të pasionuar për format e reja të artit dhe hapësirës publike, arrijnë afër një milion spektatorë dhe kanë 15 vite të përvojës së përbashkët. Platforma, e koordinuar nga Lieux Publics, qendra evropiane për krijim, ka për qëllim që të rrisë vizibilitetin në nivel evropian të krijimit artistik në hapësirë publike.

Ekspertiza dhe aktivitetet e IN SITU përfshijnë gjetjen dhe promovimin e artistëve, organizim e projekt laboratorëve dhe inkubatorëve, bashkë prodhimin dhe promovimin e krijimeve të reja, organizimin e konferencave dhe seminareve e të tjera.

Deri tani, IN SITU ka mbështetur mbi 200 artistë evropianë. Mbledh rreth vetes 20 partnerë nga 12 shtete, me formime të ndryshme praktike e estetike, duke kontribuar me vlera jetike në rrjet, secili prej tyre. Pa marrë parasysh nga vijnë anëtarët, nga metropole  apo vende rurale, që janë në kërkim të rehabilitimit të vendeve industriale apo ridizajnimit të pejsazheve, qëllimi është gjithnjë për t'i shërbyer artistëve që punojnë në dhe për hapësirë publike.

Teatri ODA është anëtari i vetëm i plotë i IN SITU që vjen nga jashtë Bashkimit Evropian, i përkushtuar për të luajtur një rol të fuqishëm dhe të frytshëm në këtë partneritet të çmuar evropian.

IN SITU ACT 2016 - 2020 është bashkë financuar nga programi 'Evropa Kreative' i Bashkimi Evropian.




www.in-situ.info
 



Mbështetur nga

Sponsorizuar nga

Partnerë të Festivalit

Partnerë Medial