festivali
PROGRAMI Hapu 2017 Programi dhe Lokacionet

Programi

e mërkurë, 19/07e enjte, 20/07e premte, 21/07e shtunë, 22/07e diel, 23/07
19:30
Hapja e Festivalit Vendi: Biblioteka Kombëtare dhe Universitare e Kosovës - Sheshi Hasan Prishtina
20:00
Kolektiv artistësh nga Kosova X-TERR Udhëtim artistik me makinën tuaj (KOSOVË) Që të merrni pjesë në këtë eksperiencë artistike duhet të rezervoni paraprakisht duke thirrur në 049 246 555 dhe duhet të vini me makinën tuaj me radio funksionale.Vendi: Biblioteka Kombëtare dhe Universitare e Kosovës - Sheshi Hasan Prishtina

Kolektiv artistësh nga Kosova

X-TERR Udhëtim artistik me makinën tuaj (KOSOVË)

Punë artistike në progres

X-TERR ka të bëjë me mundësinë artistike për ta transformuar një pjesë të veçantë territoriale brenda një territori "normal" që përjetohet duke lëvizur me veturë. Publiku ftohet të lëvizë me makinë përmes një instalimi audio-vizuel që ndodh përmes zërimit të makinës. Ky projekt vë në pikëpyetje hapësirën e sigurt  individuale. Çka ndodh kur hapësirat tona individuale hapen dhe shkrihen me hapësirën kolektive? Si ndikojnë këta kufij psikologjikë në gjendjen tonë mendore? Si ndryshon ky realitet nga ndikimi i forcave politike, tendencat globale, krizat e refugjatëve dhe sfidat ekonomike?

Duke lëvizur në këtë territor fizikisht dhe virtuelisht, vetura dhe hapësira ajrore e saj prej 12 metrash kub shndërrohet në metaforën në rrota të lirisë sonë individuale brenda lirisë kolektive. Çka nëse identiteti ynë duhet, apo ne zgjedhim që të fshihet në një kontekst apo territor të caktuar?

Emri X-TERR rrjedhë nga kodi i përkohshëm ndërkombëtar i Kosovës – XK. X përfaqëson të panjohurën, neutralen, të pazgjidhurën dhe të përkohshmen, kurse TERR përfaqëson territorin. Të frymëzuar nga përjetimet tona gjatë viteve të 90-ta në Kosovë, kur vetura ishte një lloj ambasade e lëvizshme e lirisë së kushtëzuar të familjeve tona, ne duam të krijojmë një "juridiksion" artistik eksterritorial.

Mirë se vini në X-TERR. Ne ju falënderojmë që keni zgjedhur ta vizitoni territorin tonë.
Dukagjin Podrimaj, Ilir Bajri, Florent Mehmeti


Përkrahur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.




X-TERR është përkrahur nga rrjeti IN SITU, në kuadër të projekteve Platforma dhe ACT. Këto projekte janë të financuara me përkrahjen e programit Evropa Kreative nga Komisioni Evropian.


 

22:00
Shkëmbim përjetimesh nën tingujt e lëshuar nga: Agnes, Tristan dhe Alketa Vendi: Teatri ODA - Pallati i Rinisë, nr. 111 (rr. Rinia, 7)

Ju ftojmë në ODA për një shkëmbim përjetimesh të hapjes së Festivalit nën tingujt e lëshuar nga:

AGNES, TRISTANI DHE ALKETA

Ejani, kënaquni dhe shkëmbeni!
 

20:00 - 23:00
Mischief La-Bas NURSERY CRYMES (SKOTLANDË, KOSOVË) (eksperienca zgjat rreth 40 minuta për person) Vendi: Kafenetë (Apartamenti 196, Lounge etj) përballë ish "Rilindjes" (rr. Perandori Justinian)

Mischief La-Bas

Nursery Crymes (SKOTLANDË, KOSOVË)


Punë artistike në progres

Një performancë promenadë specifike në lokacion, që eksploron idetë e autoritetit, moralit dhe indoktrinimit shoqëror e që bazohet në rime, këngë, rrëfime apo "mësime edukative" që mësojmë si fëmijë. Nursery Crymes okupon ngushticat dhe sokaqet e fshehura të Prishtinës këtë korrik.

Kur mesazhi këndohet ose thuhet me aq ëmbëlsi, athua a e vërejmë krimin? A kemi mësuar ndonjëherë që t'i sfidojmë mësimet nga fëmijëria ? A na kanë mësuar të jemi të mirë që nga mosha e hershme, në mënyrë që të jemi të nënshtrueshëm në të ardhmen? A jemi të modeluar në qytetarë që pranojnë autoritetin më të lartë pa marrë parasysh mesazhet?

Duke përdorur instalacionin dhe performancën, , Mischief La-Bas, të rinj dhe aktorë të Kosovës ju ftojnë të vini e të luani,

Bashkëngjituni lojës! por tregoni sjelljet tuaja më të mira!

Mischief La-Bas dhe MSL Projects
Në bashkëpunim me Radiator Arts, UZ Arts, Teatri ODA dhe In Situ
Mbështetur nga Creative Scotland dhe Këshilli i Qytetit Glasgou


Nursery Crymes është përkrahur nga rrjeti IN SITU, në kuadër të projekteve Platforma dhe ACT. Këto projekte janë të financuara me përkrahjen e programit Evropa Kreative nga Komisioni Evropian.

  


Uebsajti: http://www.mischieflabas.co.uk/
Facebook: mischieflabas
Twitter: @Mischieflabas
Instagram: @mischieflabas
 
 

21:00
"17" - NJË KONSTELACION I VETËS (KOSOVË)Projeksion dhe bashkëbisedimVendi: Parku në lagjen Ulpiana (rr. Imzot Nikëprela)

17
Një konstelacion i vetës (KOSOVË)


Projeksion dhe bashkëbisedim
 
 
Një histori e katër njerëzve që zhvillohen nëpër kohë. Duke përfaqësuar një konstelacion të vetës. Të definuar nga kush janë ose çfarë bëjnë. Të prekur nga zgjedhjet, gjendjet dhe fazat. Të përbërë nga shumë shtresa dhe potenciale, nga ëndrra dhe realitete. Një histori e pritjeve, limiteve dhe përfundimeve.
 
Koncepti dhe regjia nga 17
Filmimi, montazhi dhe zërimi nga Pinkmoon
Prodhuar nga 17
 
Kohëzgjatja 12:30 min
 
www.17experimental.com

Përkrahur nga Komuna e Prishtinës dhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.

    




17:00
IN SITU FOCUS: Arti i krijuar në hapësirën publike dhe publiku pjesëmarrësZbulim i prapaskenave me artistët nga Mischief La-Bas (Skotlandë) me artistët e të rinjtë nga Kosova dhe Hugo Bergs, koordinator artistik i C-TAKT nga Domelhof (Belgjikë)Vendi: Teatri ODA - Pallati i Rinisë, nr. 111 (rr. Rinia, 7)

IN SITU FOCUS:

Arti i krijuar në hapësirën publike dhe publiku pjesëmarrës

Artistët nga Mischief La-Bas (Skotlandë) me artistët e të rinjtë nga Kosova dhe Hugo Bergs, koordinator artistik i C-TAKT nga Domelhof (Belgjikë) ju ftojnë për një bashkëbisedë dhe zbulim të prapaskenave e përvojave të një bashkëpunimi ndërkombëtar në krijimet artistike të dedikuara për hapësirë publike.

Cilat janë sfidat e cilat përparësitë e një bashkëpunimi kulturor në nivel evropian? Si konceptohen e si zhvillohen punët artistike me publikun si pjesëmarrës të drejtpërdrejtë? A jemi të vetëdijshëm për krimin kur "edukojmë" brezat e ri? Cilat janë zgjedhjet tona qysh prej femërisë? Si shtjellohen këto tema artistikisht në Nursery Crymes?
 

20:00 - 23:00
Mischief La-Bas NURSERY CRYMES (SKOTLANDË, KOSOVË)(eksperienca zgjat rreth 40 minuta për person) Vendi: Kafenetë (Apartamenti 196, Lounge etj) përballë ish "Rilindjes" (rr. Perandori Justinian)

Mischief La-Bas

Nursery Crymes (SKOTLANDË, KOSOVË)


Punë artistike në progres

Një performancë promenadë specifike në lokacion, që eksploron idetë e autoritetit, moralit dhe indoktrinimit shoqëror e që bazohet në rime, këngë, rrëfime apo "mësime edukative" që mësojmë si fëmijë. Nursery Crymes okupon ngushticat dhe sokaqet e fshehura të Prishtinës këtë korrik.

Kur mesazhi këndohet ose thuhet me aq ëmbëlsi, athua a e vërejmë krimin? A kemi mësuar ndonjëherë që t'i sfidojmë mësimet nga fëmijëria ? A na kanë mësuar të jemi të mirë që nga mosha e hershme, në mënyrë që të jemi të nënshtrueshëm në të ardhmen? A jemi të modeluar në qytetarë që pranojnë autoritetin më të lartë pa marrë parasysh mesazhet?

Duke përdorur instalacionin dhe performancën, , Mischief La-Bas, të rinj dhe aktorë të Kosovës ju ftojnë të vini e të luani,

Bashkëngjituni lojës! por tregoni sjelljet tuaja më të mira!

Mischief La-Bas dhe MSL Projects
Në bashkëpunim me Radiator Arts, UZ Arts, Teatri ODA dhe In Situ
Mbështetur nga Creative Scotland dhe Këshilli i Qytetit Glasgou


Nursery Crymes është përkrahur nga rrjeti IN SITU, në kuadër të projekteve Platforma dhe ACT. Këto projekte janë të financuara me përkrahjen e programit Evropa Kreative nga Komisioni Evropian.

  


Uebsajti: http://www.mischieflabas.co.uk/
Facebook: mischieflabas
Twitter: @Mischieflabas
Instagram: @mischieflabas
 
 

20:00
Kolektiv artistësh nga Kosova X-terr-Udhëtim artistik me makinën tuaj (KOSOVË) Që të merrni pjesë në këtë eksperiencë artistike duhet të rezervoni paraprakisht duke thirrur në 049 246 555 dhe duhet të vini me makinën tuaj me radio funksionale.Vendi: Biblioteka Kombëtare dhe Universitare e Kosovës - Sheshi Hasan Prishtina

Kolektiv artistësh nga Kosova

X-TERR Udhëtim artistik me makinën tuaj (KOSOVË)

Punë artistike në progres

X-TERR ka të bëjë me mundësinë artistike për ta transformuar një pjesë të veçantë territoriale brenda një territori "normal" që përjetohet duke lëvizur me veturë. Publiku ftohet të lëvizë me makinë përmes një instalimi audio-vizuel që ndodh përmes zërimit të makinës. Ky projekt vë në pikëpyetje hapësirën e sigurt  individuale. Çka ndodh kur hapësirat tona individuale hapen dhe shkrihen me hapësirën kolektive? Si ndikojnë këta kufij psikologjikë në gjendjen tonë mendore? Si ndryshon ky realitet nga ndikimi i forcave politike, tendencat globale, krizat e refugjatëve dhe sfidat ekonomike?

Duke lëvizur në këtë territor fizikisht dhe virtuelisht, vetura dhe hapësira ajrore e saj prej 12 metrash kub shndërrohet në metaforën në rrota të lirisë sonë individuale brenda lirisë kolektive. Çka nëse identiteti ynë duhet, apo ne zgjedhim që të fshihet në një kontekst apo territor të caktuar?

Emri X-TERR rrjedhë nga kodi i përkohshëm ndërkombëtar i Kosovës – XK. X përfaqëson të panjohurën, neutralen, të pazgjidhurën dhe të përkohshmen, kurse TERR përfaqëson territorin. Të frymëzuar nga përjetimet tona gjatë viteve të 90-ta në Kosovë, kur vetura ishte një lloj ambasade e lëvizshme e lirisë së kushtëzuar të familjeve tona, ne duam të krijojmë një "juridiksion" artistik eksterritorial.

Mirë se vini në X-TERR. Ne ju falënderojmë që keni zgjedhur ta vizitoni territorin tonë.
Dukagjin Podrimaj, Ilir Bajri, Florent Mehmeti


Përkrahur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.




X-TERR është përkrahur nga rrjeti IN SITU, në kuadër të projekteve Platforma dhe ACT. Këto projekte janë të financuara me përkrahjen e programit Evropa Kreative nga Komisioni Evropian.


 

21:00
Evolution Dance VALLËZIM E BASHKIM (KOSOVË)Vendi: Sheshi Zahir Pajaziti

Evolution Dance 

VALLËZIM E BASHKIM (KOSOVË)


Evolution Dance ju fton në një "Vallëzim e Bashkim" në shesh. Animuar nga valltarë të shkëlqyer kompetentë jeni të ftuar t'i bashkoheni vallëzimit të përbashkët nën dritën e hënës. Një mënyrë tjetër për të festuar takimin tonë nën qiellin e hapur, në hapësirën tonë të përbashkët ku rrallë herë ndalemi e bashkëveprojmë derisa ngutemi në ecejaket tona të përditshme shpeshherë edhe pa një stacion final.

HAPU për një AKT vallëzimi të përbashkët!

https://www.facebook.com/evolution.dance.kosovo/

 

11:00
Le G. BISTAKI (FRANCË) - PUNËTORI: Si të luash në hapësirë publike? Punëtoria i dedikohet të interesuarve profesionistë dhe jo profesionistë të moshës prej 16-97 vjeç. Numri i pjesëmarrësve është i kufizuar dhe për të rezervuar vendin duhet të thirrni në 049 246 555 Vendi: Teatri ODA - Pallati i Rinisë, nr. 111 (rr. Rinia, 7)

Punëtoria i dedikohet të interesuarve profesionistë dhe jo profesionistë të moshës prej 16-97 vjeç. Cilat janë sfidat dhe teknikat e paraqitjes publike? Si do të mund të zhonglosh? Cilat janë teknikat e lëvizjeve trupore dhe lojës në hapësirë publike? Si mund të rrezatosh siguri në paraqitje publike në hapësirë publike? Cili është këndvështrimi i publikut? Cilat janë dallimet mes lojës në teatër dhe lojës në hapësirë publike?

Numri i pjesëmarrësve është i kufizuar dhe për të rezervuar vendin duhet të thirrni në 049 246 555
 

20:00 - 23:00
Mischief La-Bas NURSERY CRYMES (SKOTLANDË, KOSOVË)(eksperienca zgjat rreth 40 minuta për person) Vendi: Kafenetë (Apartamenti 196, Lounge etj) përballë ish "Rilindjes" (rr. Perandori Justinian)

Mischief La-Bas

Nursery Crymes (SKOTLANDË, KOSOVË)


Punë artistike në progres

Një performancë promenadë specifike në lokacion, që eksploron idetë e autoritetit, moralit dhe indoktrinimit shoqëror e që bazohet në rime, këngë, rrëfime apo "mësime edukative" që mësojmë si fëmijë. Nursery Crymes okupon ngushticat dhe sokaqet e fshehura të Prishtinës këtë korrik.

Kur mesazhi këndohet ose thuhet me aq ëmbëlsi, athua a e vërejmë krimin? A kemi mësuar ndonjëherë që t'i sfidojmë mësimet nga fëmijëria ? A na kanë mësuar të jemi të mirë që nga mosha e hershme, në mënyrë që të jemi të nënshtrueshëm në të ardhmen? A jemi të modeluar në qytetarë që pranojnë autoritetin më të lartë pa marrë parasysh mesazhet?

Duke përdorur instalacionin dhe performancën, , Mischief La-Bas, të rinj dhe aktorë të Kosovës ju ftojnë të vini e të luani,

Bashkëngjituni lojës! por tregoni sjelljet tuaja më të mira!

Mischief La-Bas dhe MSL Projects
Në bashkëpunim me Radiator Arts, UZ Arts, Teatri ODA dhe In Situ
Mbështetur nga Creative Scotland dhe Këshilli i Qytetit Glasgou


Nursery Crymes është përkrahur nga rrjeti IN SITU, në kuadër të projekteve Platforma dhe ACT. Këto projekte janë të financuara me përkrahjen e programit Evropa Kreative nga Komisioni Evropian.

  


Uebsajti: http://www.mischieflabas.co.uk/
Facebook: mischieflabas
Twitter: @Mischieflabas
Instagram: @mischieflabas
 
 

20:00
Kolektiv artistësh nga Kosova X-terr-Udhëtim artistik me makinën tuaj (KOSOVË)Që të merrni pjesë në këtë eksperiencë artistike duhet të rezervoni paraprakisht duke thirrur në 049 246 555 dhe duhet të vini me makinën tuaj me radio funksionale.Vendi: Biblioteka Kombëtare dhe Universitare e Kosovës - Sheshi Hasan Prishtina

Kolektiv artistësh nga Kosova

X-TERR Udhëtim artistik me makinën tuaj (KOSOVË)

Punë artistike në progres

X-TERR ka të bëjë me mundësinë artistike për ta transformuar një pjesë të veçantë territoriale brenda një territori "normal" që përjetohet duke lëvizur me veturë. Publiku ftohet të lëvizë me makinë përmes një instalimi audio-vizuel që ndodh përmes zërimit të makinës. Ky projekt vë në pikëpyetje hapësirën e sigurt  individuale. Çka ndodh kur hapësirat tona individuale hapen dhe shkrihen me hapësirën kolektive? Si ndikojnë këta kufij psikologjikë në gjendjen tonë mendore? Si ndryshon ky realitet nga ndikimi i forcave politike, tendencat globale, krizat e refugjatëve dhe sfidat ekonomike?

Duke lëvizur në këtë territor fizikisht dhe virtuelisht, vetura dhe hapësira ajrore e saj prej 12 metrash kub shndërrohet në metaforën në rrota të lirisë sonë individuale brenda lirisë kolektive. Çka nëse identiteti ynë duhet, apo ne zgjedhim që të fshihet në një kontekst apo territor të caktuar?

Emri X-TERR rrjedhë nga kodi i përkohshëm ndërkombëtar i Kosovës – XK. X përfaqëson të panjohurën, neutralen, të pazgjidhurën dhe të përkohshmen, kurse TERR përfaqëson territorin. Të frymëzuar nga përjetimet tona gjatë viteve të 90-ta në Kosovë, kur vetura ishte një lloj ambasade e lëvizshme e lirisë së kushtëzuar të familjeve tona, ne duam të krijojmë një "juridiksion" artistik eksterritorial.

Mirë se vini në X-TERR. Ne ju falënderojmë që keni zgjedhur ta vizitoni territorin tonë.
Dukagjin Podrimaj, Ilir Bajri, Florent Mehmeti


Përkrahur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.




X-TERR është përkrahur nga rrjeti IN SITU, në kuadër të projekteve Platforma dhe ACT. Këto projekte janë të financuara me përkrahjen e programit Evropa Kreative nga Komisioni Evropian.


 

21:00
"17" - NJË KONSTELACION I VETËS (KOSOVË)Projeksion dhe bashkëbisedimVendi: Prapa ish Bankës së Lubljanës - parku në rr. Demokracia

17
Një konstelacion i vetës (KOSOVË)


Projeksion dhe bashkëbisedim
 
 
Një histori e katër njerëzve që zhvillohen nëpër kohë. Duke përfaqësuar një konstelacion të vetës. Të definuar nga kush janë ose çfarë bëjnë. Të prekur nga zgjedhjet, gjendjet dhe fazat. Të përbërë nga shumë shtresa dhe potenciale, nga ëndrra dhe realitete. Një histori e pritjeve, limiteve dhe përfundimeve.
 
Koncepti dhe regjia nga 17
Filmimi, montazhi dhe zërimi nga Pinkmoon
Prodhuar nga 17
 
Kohëzgjatja 12:30 min
 
www.17experimental.com

Përkrahur nga Komuna e Prishtinës dhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.

    




17:00
IN SITU FOCUS: Estetika e artit të krijuar në hapësirën publike dhe dallimet kulturoreShtjellimi i përvojave dhe zgjedhjeve artistike me artistët nga Le G. Bistaki (Francë) dhe artistët nga Kosova nga projekti x-TERR.Vendi: Teatri ODA - Pallati i Rinisë, nr. 111 (rr. Rinia, 7)

IN SITU FOCUS:

Estetika e artit të krijuar në hapësirën publike dhe dallimet kulturore.

Shtjellimi i përvojave dhe zgjedhjeve artistike me artistët nga Le G. Bistaki (Francë) dhe artistët nga Kosova nga projekti x-TERR.

Cilat janë specifikat e artit të krijuar në hapësirë publike? Pse dhe si bëhen zgjedhjet estetike? Cilat shkathtësi artistike po zhvillohen kohëve të fundit në nivelin e evropian? Cilat janë përvojat e artistëve në takimet e tyre me publikun në vendet e kulturat e ndryshme të Evropës?


 

21:00
"17" - NJË KONSTELACION I VETËS (KOSOVË)Projeksion dhe bashkëbisedimVendi: "Kuarti Kinez" Blloku i vjetër afër Shtëpisë së të moshuarve -rr. Afrim Loxha

17
Një konstelacion i vetës (KOSOVË)


Projeksion dhe bashkëbisedim
 
 
Një histori e katër njerëzve që zhvillohen nëpër kohë. Duke përfaqësuar një konstelacion të vetës. Të definuar nga kush janë ose çfarë bëjnë. Të prekur nga zgjedhjet, gjendjet dhe fazat. Të përbërë nga shumë shtresa dhe potenciale, nga ëndrra dhe realitete. Një histori e pritjeve, limiteve dhe përfundimeve.
 
Koncepti dhe regjia nga 17
Filmimi, montazhi dhe zërimi nga Pinkmoon
Prodhuar nga 17
 
Kohëzgjatja 12:30 min
 
www.17experimental.com

Përkrahur nga Komuna e Prishtinës dhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.

    




21:00
Le G. BISTAKI - THE BAÏNA TRAMPA FRITZ FALLEN (FRANCË)Vendi: Sheshi Zahir Pajaziti (Amfiteatri)

Le collectif G.Bistaki

The Baina Trampa Fritz Fallen (FRANCË)


Një panoramë shoqërore e botës sonë bashkëkohore si në ëndërr plot me servilizëm e absurditet. Të veshur me kostume të bardha, të armatosur me lopata dëbore, dhe me misrin si një burim mendimi e debati, këta katër burra na paraqesin një udhëtim mahnitës koreografik dhe muzikor. Shikuesit vendoset në një këndvështrim unik të shoqërisë sonë duke bashkuar imazhe të kaluara, futuriste e fantastike. Skenografia motivohet nga arkitektura e së sotmes dhe struktura e veçantë e vend-lokacionit të shfaqjes. E thjeshtë, imponuese dhe evoluese, dizajni i skenës ilustron një botë surrealiste në një vend të përbashkët. As tërësisht cirk, as vetëm dans, stili i G. Bistaki inkurajon takimin e disiplinave të ndryshme. Përdorimi i zhonglerimit, teatrit apo dansit krijon një gjuhë të përbashkët, duke krijuar situata nganjëherë ekstravagante dhe shpesh absurde, në të cilat komedia dhe tallja janë elemente të dukshme dhe gjithçka është ende e mundur.

Prodhim kolektiv nga Florent Bergal, Sylvain Cousin, Jive Faury, François Juliot, Guillaume Bautista, Hugo Oudin and Nina Pire.

The Baina Trampa Fritz Fallen është përkrahur nga rrjeti IN SITU, në kuadër të projekteve Platforma dhe ACT. Këto projekte janë të financuara me përkrahjen e programit Evropa Kreative nga Komisioni Evropian.

   
 
 

22:00
Mbyllja e Festivalit: Live performancë muzikore nga Blerta KosovaVendi: Teatri ODA - Pallati i Rinisë, nr. 111 (rr. Rinia, 7)

Pas pesë ditëve të një rrugëtimi artistik në hapësirat e përbashkëta të Prishtinës ju ftojmë të mbyllim festivalin bashkërisht në Teatrin ODA përcjellë me një Live performancë muzikore nga:

Blerta Kosova

Të gjithë janë të ftuar!
 

Gjurmë të veçanta artistike po vendosen në qytet.

Të nderuar miq,

Po vazhdojmë kërkimin tonë të pafund për të rizbuluar hapësirën publike, pikëtakimin tonë. Po e rimendojmë atë çka ajo përfaqëson për vendasit, për ata që banojnë mu aty? Çka do të thotë për ata që kalojnë aty pari shpesh? E çka për ata që s'kanë kaluar kurrë apo s'janë ndalur kurrë edhe pse jetojnë në këtë qytet për një kohë të gjatë? Po rizbulojmë hapësirat dhe skutat e qytetit dhe jemi kuriozë të zbulojmë se si e përjetojnë ata që janë kthyer për një pushim të shkurtër. Ata që kanë bartur gjatë gjithë vitit apo edhe gjatë shumë viteve të kaluara kujtimet dhe ndjesitë për vendlindjen e tyre apo vendlindjen e prindërve të tyre. 

HAPU sivjet ju fton të filloni Festivalin duke rizbuluar dhe ripërjetuar Prishtinën përmes makinës tuaj në eksperiencën artistike "X-terr", që është propozimi i fundit i Teatrit ODA në platformën evropiane IN SITU nga artistët e Kosovës dhe që po zhvillohet hap pas hapi për të shpërndarë këtë rrugëtim artistik edhe në qytete e vende tjera evropiane në të ardhmen. Me Mischief La-Bas nga Skotlanda kemi transformuar ngushticat dhe sokaqet e fshehura pas kafiterive dhe ndërtesave në qendër të qytetit për të ofruar një eksperiencë artistike të cinizmit prapa "ninullave" dhe "edukimit" të fëmijëve tanë përmes ideve të autoritarizmit, moralizimit dhe indoktrinimit social. Në një video nga "17" të projektuar në fasada të vendeve të ndryshme të qytetit do të zbuloni katër rrëfimet e pritjeve, kufizimeve dhe realitetit ku këto katër personazhe përfunduan. Nuk do të duhej të humbni shfaqjen përmbyllëse të katër burrave të veshur në të bardha nga G. Bistaki nga Franca, të cilët me gjithë fantazinë e tyre të kombinimit të zhonglerimit, teatrit e dansit na shpijnë në një rrugëtim magjepsës koreografik e muzikor.

Gjatë këtyre ditëve të Festivalit do të rizbuloni edhe mundësitë tjera të vallëzimit bashkërisht me ne, të zbulimit të rrëfimeve të artistëve të vendit e nga Evropa duke mësuar për sfidat dhe  eksitimet e krijimit artistik në hapësirë publike në nivelin evropian.

Ashtu siç e kemi shijuar shumë punën që kemi bërë gjatë gjithë vitit e edhe më herët, shpresoj që edhe ju të shijoni këto rrugëtime artistike gjatë këtyre ditëve frymëzuese e rizbuluese në hapësirën tonë të përbashkët, të cilës po i krijojmë gjurmë të veçanta artistike vit pas viti në kujtesën tonë kolektive.

Florent Mehmeti, Drejtor Artistik, HAPU - Festivali i Artit në Hapësirë Publike.
 

IN SITU PLATFORMA 2014 - 2017 dhe  ACT 2016 - 2020

Platforma evropiane për krijim artistik në hapësirë publike

IN SITU mbledh një grup programuesish që kanë pasion për forma të reja të artit dhe për hapësirën publike. Ata janë duke punuar së bashku që nga viti 2003 duke zhvilluar projekte të përbashkëta evropiane.

Ekspertiza dhe aktivitetet e IN SITU mbulojnë gjetjen dhe promovimin e artistëve, organizimin e projekteve laboratorë dhe inkubatorë, bashkë prodhimet dhe promovimet e projekteve të reja, organizimin e konferenca dhe seminareve etj.

Deri tani, IN SITU ka përkrahur mbi 180 artistë evropianë. Mbledh rreth vetes 25 partnerë nga 17 shtete me praktika e estetika të ndryshme, të cilët të gjithë kontribuojnë diçka jetike për rrjetin. Pa marrë parasysh nga vijnë anëtarët, nga metropole  apo vende rurale, që janë në kërkim të rehabilitimit të vendeve industriale apo ridizajnimit të pejsazheve, qëllimi është gjithnjë për t'i shërbyer artistëve që punojnë në dhe për hapësirë publike.

IN SITU po punon në dy projekte komplementare:

IN SITU PLATFORMA është një nga platformat e para të përzgjedhura nga Komisioni Evropian nën programin e Evropës Kreative ("Creative Europe programme"), ka për qëllim to spikasë dhe promovojë artistët që sjellin risi e që punojnë jashtë vendeve konvencionale dhe kontribuojnë në transformimin e territoreve tona.

IN SITU ACT, një projekt bashkëpunimi  i përmasave të mëdha që mbledh 20 partnerë shumica prej Evropës financohet për 4 vjet që nga lansimi zyrtar në Nëntor 2016 deri në fund të vitit 2020. Ambicia e këtij projekti është të jetë një mjet evropian për strukturimin e krijimit artistik në hapësirë publike.


Art i ri për vende të reja

Art Kontekst Territor

IN SITU është Platformë evropiane e dedikuar krijimit artistik në hapësirë publike. Udhëhiqet nga Lieux publics - qendër nacionale për krijim artistik në hapësirë publike - me seli në Marsejë (Francë). Që nga viti 2003, ka përkrahur mbi 180 artistë evropianë dhe ka bërë bashkë 25 partnerë nga 17 shtete: Austri, Belgjikë, Bullgari, Republika Çeke, Gjermani, Danimarkë, Francë, Greqi, Hungari, Itali, Kosovë, Moldavi, Holandë, Norvegji, Sllovaki, Britani e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.


IN SITU PLATFORMA 2014 -2017 dhe IN SITU ACT 2016 - 2020 janë financuar me mbështetjen e programit Evropa Kreative nga Komisioni Evropian.




www.in-situ.info
 



Mbështetur nga

Partnerë të Festivalit

Partnerë Medial